English
baneri
Faqja Kryesore Grupi Diskografia Galeria Muzike Kontaktoni
















NA, historia

 Emri "NA" dmth (NE). Edhe pse eshte emer i shkurter, historia e suksesit te ketij rok bendi eshte shume e gjate. NA lindi ne Tetorin e pasluftes te vitit 1999. Ne fillim NA ishte krijuar nga 4 shoke Krashi,Bekimi, Fisniku dhe Albani, por pas tri viteve Fisniku dhe Albani u larguan per te ndjekur karierat e tyre, por Krashi dhe Bekimi vazhduan te qendrojne tek NA. Pastaj Blerati, nje gitarist i talentuar 17 vjecar ju bashkua grupit ne vitin 2004 dhe si te tille ende ekzistojne.
 Duke perfomuar bashke, treshja se shpejti ze vend si bend i shkelqyeshem i klubeve dhe ndejave, e qe ne diten e sotme ata kane nje orar te ngjeshur javor te ftesave neper Kosove dhe jashte saj.



Kreshnik “Krash” Koshi, i lindur me 16 Janar 1981, ne nje familje muzikantesh nga Gjakova. Se bashku me Alban Bokshin, formuan bendin e tyre te pare qe ne kohen e shkolles mesme. Ne vitin 1999, ai formoj NA se bashku me Albanin,Fisnikun dhe Bekimin. Gjate karieres se tij, ai luante gitare dhe kendonte vokalet kryesor, por ai filloj te luante bass gitare dhe u be vokal kryesor kur Albani dhe Fisniku u larguan nga NA. Zeri i mrekullueshem i Krashit ben qe muzika e NA te jete unike dhe shume speciale.
kreshnik@na-rock.com


Bekim Kepuska,  i lindur me 28 Qershor 1977. Kur ishte vetem 16 vjec ai filloj te luante daullet dhe me vone ai edhe vendosi te ja dedikoj jeten muzikes.Ne vitin 1995 ai kishte edhe eksperiencen e pare ne koncert si mysafir e nje bendi lokal. Nje vit me vone ai themeloj bendin e tij te pare "Neon" ne bashkpunim me rok muzikante te tjere lokal.Pasiqe me rok muziken e tij te dashur nuk mund te ekzistonte ai performoj edhe gjera te tjera mbrenda kontekstit te muzikes popullore shqiptare, ku ai edhe u familjarizua me ritmet teke si 7/8 dhe 9/8. Ai tash eshte martuar me Leonoren dhe ka nje djale te quajtur Detar.
bekim@na-rock.com

Blerat Kepuska,  i lindur ne Gjakove me 25 Prill 1987. Ai u rrit ne nje ambient muzikor nepermjet involvimit te vallaut te tij Bekimit ne muzike. Ne moshen 12 vjecare ai ndjeku hapat e te vellaut duke luajtur daullet, por me vone ne moshen 15 vjecare interesi i tij u koncentrua ne gitare. Duke zhvilluar aftesite e tij ne gitare, ai themeloj grupin "Flokshat" dhe kishin sukseset e tyre te para ne Gjakove dhe Tirane. Ne Tetor te vitit 2004 ai iu bashkua Grupit NA duke marrur rolin e gitaristit te lene zbrazet nga ikja e Fisnikut. Ai tash eshte pjese e treshes, dhe jep nje kontribut te cmueshem ne suksesin e Grupit NA.
blerat@na-rock.com




edhe ne kemi hapesirën tonë



shiko videot tona


ALBUMI I RI KA DALUR
BLEJE ONLINE
nga met@liku